Ditën e sotme është vënë në prangat e policisë një 23-vjeçar nga Mati, banues në Burrel.
Dyshohet se shtetasi E.V. 23-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
Njoftimi i policisë:
Mat/ Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprën penale ‘Dhunë në familje’
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.V., 23 vjeç, banues në Burrel.
23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme. /btvnews.al