Vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të një armëpushimi të përkohshëm të njëanshëm të shpallur nga Vladimir Putin, forcat ruse vazhduan të nisnin sulme të reja në qytetet ukrainase.
Predhat ruse goditën qytetin Kramatorsk në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk të premten në mëngjes, sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit të Ukrainës
Trupat ruse “goditën qytetin me raketa dy herë”, shkroi Timoshenko në një përditësim në mediat sociale. Një ndërtesë banimi ishte goditur, por nuk kishte viktima, shtoi ai.
Kryetari i bashkisë së Kramatorsk, Oleksandr Honcharenko paralajmëroi se qyteti ishte “nën zjarr” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore. Rreth 14 shtëpi u dëmtuan pasi raketat goditën ndërtesën e banimit, tha ai.