Banorët e fshatit Gjoricë në Bulqizë kërkojnë me ngulm ndërtimin e një nënkalimi pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti dy net më parë.
Sipas tyre, është e domosdoshme që të bëhen ndryshime në këtë pjesë të rrugës së Arbrit duke ndërtuar dy xhepa kur mjetet hyjnë në rrugë në mënyrë që të kontrollojnë mjetet që ju vijnë pas deri sa të futen në korsinë e rregullt.
Po ashtu, sipas banorëve një tjetër problematikë mbetet edhe shpejtësia me të cilën lëvizin automjetet. Ata kërkojnë patrullime më të shpeshta të policisë rrugore dhe të ndëshkojnë të gjithë ata drejtues mjetesh që ecin mbi normat e lejuara.
Banorët e Gjoricës kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme akses në rrugën e Arbrit, por duke ndërtuar nënkalime apo rreth rrotullime në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën qoftë teksa lëvizin në këmbë e qoftë me automjete./btvnews.al