Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti si për ditën e shtunë parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s./btvnews.al