E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Gjithçka që duhet të dini për çantën me motive shqiptare të markës luksoze “Louis Vuitton”

Shtëpia e modës “Luis Vuitton” ka hedhur në treg një çantë të personalizuar me flamurin shqiptar.

Kjo çantë, e cila po bëhet së fundmi virale, është hedhur në treg rreth vitit 2018 dhe kushton 9900 euro. Ajo mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës. Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Luis Vuitton. Flamuri më i bukur në botë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale.

Dizajni i famshëm i kësaj marke tashmë është i njohur për të gjithë. Nëse jeni një patriot dhe i fiksuar pas gjërave të shtrenjta, por mbi të gjitha pas kësaj çante të veçantë me flamurin shqiptar që ka dalë në treg, mund ta blini atë në internet.

Kujtojmë se stilistja Nensi Dojaka është shqiptarja që iu bashkua për herë të parë një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton dhe kjo padyshim është një mundësi që vjen rrallë.

Në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” 2021, e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, ishte dhe shqiptarja e talentuar, e cila mori menjëherë emër nga veshja e realizuar për modelen e famshme, Bella Hadid.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit