E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Hodhi foshnjën e porsalindur në lumë, 32-vjeçarja: “Nuk kisha mundësi ta mbaja”

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku nëna hodhi fëmijën në lumë.

Në datën 4 janar ajo ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit.

Mendohet që foshnjën e ka hedhur në lumë prej 2 ditësh dhe kanë qenë misionaret e kishës katolike që kanë njoftuar dje policinë, pasi kanë parë që 32 vjeçarja s’e ka fëmijën.

E marrë në pyetje nga policia ajo ka deklaruar se nuk kishte mundësi ta mbante.

“Fëmijën e hodha në lumë sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, mësohet të ketë thënë ajo. Nga deklarimet e para nuk rezulton që të ketë shfaqur pendesë për ngjarjen.

32-vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër te dajat e saj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit