E premte, 29 Nëntor, 2024

Anuloi udhëtimin për shkak të Covid, këshilltari i lartë i DASH do të vizitojë Kosovën në 11 Janar

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën më 11 Janar. Ai gjithashtu do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas njoftimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet do të takojë në Prishtinë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”.

Pas Prishtinës, Chollet viziton Beogradin. Atje, më 12 Janar, ku përveç sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë drejt synimit për anëtarësim në BE, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Chollet do të vizitonte Prishtinën në 12 Dhjetor, por e anuloi vizitën në Kosovë dhe në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me COVID-19./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit