E enjte, 28 Nëntor, 2024

Çfarë po bëhet me çështjen e detit me Greqinë? Flet ministrja Xhaçka: Jemi në fazën e punës teknike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur ditën e sotme lidhur me çështjen e detit me Greqinë, ku duket se zgjidhja do të jepet nga gjykata e Hagës.

Në një konferencë për mediat, Xhaçka tha se janë në fazën e punës teknike në lidhje me çështjen e detit.

Po ashtu theksoi se nuk po punohet vetëm për çështjen e detit, por aktualisht janë ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare.

Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij. Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjelltë”, u shpreh Xhaçka./ btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit