Enver Sheshi, një nga personat e arrestuar për inceneratorin e Fierit, ka vdekur këtë të diel në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Sipas informacioneve, mësohet se 59-vjeçari ishte dërguar me urgjencë gjatë pasdites së të shtunës pas disa komplikacioneve shëndetësore që kishte shfaqur.
Por edhe pse kishte marë ndihmën mjekësore, ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
Këto janë dyshimet e para, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Enver Sheshi është 1 nga 11 personat e akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Ai akuzohet në cilësinë e administratorit të kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k./btvnews.al