E enjte, 28 Nëntor, 2024

E joshi duke i ofruar punë, arrestohet shqiptari që ktheu në prostitutë një 23-vjeçare në Greqi

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka mbajtur të burgosur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare dhe e ka shfrytëzuar seksualisht.

Mediat në Greqi bëjnë me dije se shqiptari i ishte prezantuar të resë si një pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar një punë si pritëse klientësh tek dera.  Në mom

entin që e reja ka pranuar të punojë sepse i duheshin paratë, ai ka burgosur në një apartament dhe e ka kthyer në prostitutë luksi.

Ajo u detyrua të bënte deri në 4 takime romantike në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori i kishte vendosur roje në hyrje për t’u siguruar që ajo nuk do të ikte.

Vajza arriti që të arratisej dhe denoncoi ngjarjen në polici. Pas denoncimit shqiptari u arrestua dhe tani do të përballet me disa akuza./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit