E enjte, 28 Nëntor, 2024

I kishin fshehur në tubin e aspirimit, policia gjen mbi 400 mijë Euro në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të diel se ka gjetur një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë sekuestruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi.

Sipas bluve të Tiranës, sasia e parave  u gjet pas një tjetër kontrolli në banesën e tyre. Nga kontrolli i imtesishëm u zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Vijon operacioni policor i koduar “Inside”. Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit