E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Nisën punimet pa përfunduar tenderi”, denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës i jep 471 mln Lekë klientit të Veliaj

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Tiranës se ka nisur punimet në rrugën ‘Xhon Belushi’ ende pa përfunduar afati i tenderimit.

Në një deklaratë për mediat nga Bashkia e Tiranës, deputetja demokrate Albana Vokshi dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri theksuan se kjo bashki i ka dhënë 471 milionë Lekë nga taksat e shqiptarëve, klientit të Erjon Veliaj.

“Po shpenzohen në mënyrë fiktive, me një tender fiktiv paratë e taksapaguesve të Tiranës. Kjo u bë e pamundur për shkak se Erjon Veliaj kishte angazhuar patronazhistët dhe organizatën bazë të partisë në rrugën Xhon Belushi, të cilët ishin të organizuar nga një grua e re, e cila na u paraqit si koordinatorja e PS së zonës, e cila argumentonte atje se banorët kanë dalë në mënyrë spontane, pikërisht sepse duan zhvillimin dhe nuk iu intereson sesi vjen ky zhvillim. Jemi këtu për të denoncuar faktin që vjedhja përmes tenderave fiktivë nuk është zhvillim, është anti-zhvillim. Vjedhja përmes mashtrimit tashmë të bërë rutinë nga ana e Erion Velisë, nuk mund të jetë zhvillimi. Zhvillimi nuk  vjen përmes vjedhjes!”, tha Strazimiri.

Ndërkohë Vokshi tha se “Erion Veliaj këtë herë është kapur në flagrancë, ndaj edhe drejtësia duhet të kishte reaguar që në momentin e kandidatit të opozitës në Tiranë z.Belind Këlliçi e denoncoi dy net përpara, por gjithsesi ne sot do të japim disa informacione shtesë në lidhje me këtë tender. Në lidhje me skandalin të cilin Erjon Veliaj po përpiqet që ta fshehë.

Kemi dëgjuar rëndomë shumë herë, sesi Erjon Veliaj ka paguar shkollën me paratë që fitonte nga shitja e fiqve. Kemi dëgjuar edhe sesi dasmën luksoze e mbuloi me pensionin e mamasë. Por tani po shohim se si një magjistar ai po blen dhe rrugët. Dhe ai nuk pyet fare. Nuk pyet as për ligj, nuk pyet as për procedura, as për afate. Pra, po shkel çdo gjë”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit