Një grup qytetarësh serbë janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut dhe kanë protestuar kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu ata kanë hedhur thirrje dhe kundër liderëve të listës serbe.
Protestuesit e kanë akuzuar Vuçiçin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.
Sipas mediave në Kosovë, protesta ka nisur pak para orës 12:00, ku protestuesit kanë shpalosur një pankartë “Vuçiç – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, ju na shitët”./btvnews.al