Një rreng kundër Amosit ka shkaktuar debate në shtëpinë e Big Brother Albania VIP. Dea dhe Mikela në bashkëpunim me njëra-tjetrën i kanë hedhur miell mbi krevat Amosit.
Dea i thirri Amosit dhe e nxori në oborr, ndërsa Mikela i hodhi miellin mbi krevat. Kur aktori u kthye për të fjetur dhe kuptoi që u shtri mbi miell nisi të bërtiste dhe zgjoi të gjithë nga gjumi.
“O mizerje, o qelbësira!”, bërtiti Amosi dhe më pas u tregoi banorëve të tjerë që i kishin mbushur krevatin me miell.
Kjo shkaktoi debate në mbrëmje dhe ende situata nuk është sqaruar./btvnews.al