Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Smollik në Bulqizë. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se si pasojë e aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit një 44-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Të dy janë dërguar në spital dhe po marrim mjekin dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./btvnews.al