Banorët e Big Brother Albania VIP kanë nisur të diskutojnë se kush do të jetë lideri i ardhshëm i shtëpisë. Teksa kanë qenë në kuzhinë duke gatuar, Ronaldo, Amos, Dea dhe Mikela kanë diskutuar mundësinë e të qenurit Genti lider në shtëpi, por të gjithë janë shprehur kundër.
Ndërkohë aktori Amos Muji Zahari ka bërë një deklaratë të rëndë duke thënë: Më mirë të shikosh Hitlerin që të fitonte Luftën e Dytë Botërore se sa të shohim Gentin lider.
Kjo deklaratë e Amosit është kundërshtuar nga Dea, e cila i tha që nuk duhet ta përsëriste më, ndërsa Ronaldo dhe Mikela që ishin prezent nuk reaguan./btvnews.al
View this post on Instagram