E premte, 29 Nëntor, 2024

Dibër/ Aksioni i policisë rrugore, arrestohet një person dhe pezullohen 5 leje drejtimi

Ditën e sotme policia rrugore e Qarkut Dibër ka vijuar me kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, për të rritur parametrat e sigurisë rrugore.

Për pasojë është arrestuar një person dhe një tjetër është lënë në gjendje të lirë si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit dhe mos kryeni parakalime të gabuar.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-janë pezulluar në total, 5 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë ndëshkuar me masa administrative 82 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar, 10 drejtues për mospozicionim të mjetit në karexhatë dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit dhe mos kryeni parakalime të gabuar.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit