Kapiteni i Kombëtares së Wellsit, Gareth Bale, ka njoftuar sot se ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Në një njoftim në mediat sociale, Bale ka njoftuar se ka ardhur koha për një aventurë të re duke konfirmuar se do të ‘varë këpucët në gozhdë’.
“Pas një periudhe mendimi të kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar. Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Maksimumin e mundshëm në 17 sezone, kjo do të jetë e pamundur të përsëritet, pavarësisht se çfarë rezervon kapitulli tjetër për mua.
Që nga prekja e parë e topit te Sauthempton, deri tek e fundit me LAFC-në dhe gjithçka tjetër në mes, formoi një karrierë klubi për të cilën kam një krenari dhe mirënjohje të pamasë. Të luaja dhe të bëhesha kapiten 111 herë për vendin tim ka qenë me të vërtetë një ëndërr e realizuar.
Të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur rolin e tyre në këtë rrugëtim, është e pamundur. Ndjehem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time në një mënyrë që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur fillova për herë të parë në moshën 9-vjeçare.
Për klubet e mia të mëparshme, Sauthempton, Totenhem, Real Madrid dhe në fund LAFC. Të gjithë menaxherët dhe trajnerët e mi të mëparshëm, stafi, shokët e skuadrës, të gjithë tifozët e përkushtuar, agjentët e mi, miqtë dhe familja ime e mrekullueshme, ndikimi që keni pasur është i pamasë” është ky njoftimi i futbollistit.
Dikur është cilësuar një nga më të mirët në futbollin botëror duke konkurruar dhe për të marrë Topin e Artë, por dëmtimet e penalizuan dhe në vitet e fundit aktiviteti i tij ka qenë në rënie. Bale në vitet e fundit ka gjetur pak hapësira me klubet ku ka luajtur, ndërsa me Kombëtaren ishte titullar dhe kapiten por Wells dështoi në Botërorin e Katarit./btvnews.al
View this post on Instagram