E premte, 29 Nëntor, 2024

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat bankare dhe gjenden e llogarive të kompanive dhe institucioneve shqiptare

Hakerat iranian ka bërë sot publike një  listë të re me emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre bankare.

Në Telegram, ata publikuar një listë që tregon të gjitha të dhënat bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat e Homeland Justice publikojnë të dhëna mbi qytetarët shqiptarë. Ata pak javë më parë paralajmëruan se kanë arritur që të depërtojnë dhe në sistemet bankare dhe kanë publikuar copëza të materialeve që kanë vjedhur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit