Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të një avioni në Rusi, ku gjatë nisjes u hap dera e prapme.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, shumica e pasagjerëve humbën bagazhet e tyre të cilat ranë nga avioni në momentin kur u hap dera.
Deri më tani, raportimet tregojnë se e gjithë ngjarja ishte aksidentale. Fatmirësisht, asnjë prej pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit nuk u lënduan.
Daily Mail ka publikuar një video të regjistruar nga një prej pasagjerëve, teksa shihet momenti që është hapur dera. Rryma e fortë dhe vakumi që krijon hapja e derës, u ka marrë pasagjerëve bagazhet por edhe kapelet që mbanin në kokë.
Avioni IrAero Antonov u nis në fluturim nga rajoni i Megan në Siberinë lindore në temperatura ekstreme, minus 41 gradë celsius.