Instituti i Statistikave ka njoftuar sot se gjatë muajit Dhjetor ka pasur një frenim të inflacionit. Në një njoftim për mediat, INSTAT bën me dije se inflacioni ishte në normën 7.4% duke shënuar një zbutje të ritmeve të rritjes për tretin muaj radhazi nga 8.3% në tetor dhe 7.9% në nëntor.
Ritmet më të ulëta të rritjes lidhen me rënien e konsumin dhe uljen e çmimeve të lendeve të para, sidomos naftës. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6,7% nga 2,0% që ishte në vitin 2021.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,2%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5%, “Transporti” me 6,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,2%, “Veshje dhe këpucë” me 3,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,3% secili dhe “Shëndeti” me 1,1%./btvnews.al