E premte, 29 Nëntor, 2024

Nderoi Vladimir Putin, BE paralajmëron liderin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Milorad Dodik është i gabuar.

Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.

Më tej zëdhënësi i BE ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit Republika Sërpska i Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për siç u tha “kujdesin patriotik dhe dashurinë e Putinit për Republikës Sërpska”./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit