E martë, 26 Nëntor, 2024

Sylvinho reagon në mediat sociale pas prezantimit në krye të Kombëtares: Objektivi, pjesëmarrja në Euro 2024

Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, ka reaguar pas prezantimit zyrtar në krye të stolit të Shqipërisë. Në një postim në mediat sociale, braziliani që ka premtuar se do të jetojë në Tiranë shkruan se është shumë i lumtur që nis këtë detyrë të re si trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Në postimin e tij, ai shkruan se ekipi teknik që do të drejtojë kombëtaren është shumë i përgatitur dhe do të punohet për të arritur objektivin që është pjesëmarrja në Euro 2024.

Jam shumë i lumtur që nis këtë punë si trajner i Kombëtares Shqiptare. Komisioni ynë teknik, me Pablo Zabaletën dhe Dorivën, bashkë me anëtarët e tjerë, është i kualifikuar dhe i përgatitur.

Me përfshirjen e lojtarëve, të federatës dhe të kombit do të përpiqemi të arrijmë objektivin tonë, kualifikimet në Euro 2024”, shkruan Sylvinho në Instagram./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit