E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Shtohen rreziqet në rrugën nacionale, në urën e Karicës

Megjithëse denoncimet e bëra në median tonë për gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet aksi nacional Burrel-Skuraj, ende nuk është marrë asnjë masë. Firma mirëmbajtëse nuk ka marrë mundimin as të mbyllë gropat e hapura në gjithë këtë aks.

Por shumë prej këtyre gropave apo hapësirave janë të rrezikshme. Një rast i tillë është në vendin e quajtur “Ura e Karicës”. Siç duket nga pamjet, në mesin e urës është krijuar një kanal i madh me të cilin mjetet përballen në befasi.

Asfalti mbi urë është hequr në masë të konsiderueshme saqë kanë dalë edhe hekurat, duke rrezikuar mjetet që të çajnë gomat dhe të përfundojnë poshtë urës.

U bënë afro gjashtë muaj që është marrë për mirëmbajtje ky aks rrugor, por firma ALKO-Impex nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, duke e lënë rrugën të degradojë çdo ditë e më shumë.

Shqetësimi i përdoruesve të kësaj rruge ka rënë në vesh të shurdhër, ndërsa shpresojnë që autoritetet të mos presin ndonjë tragjedi e më pas të ndërhyjnë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit