E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Vjedhja e parave në shtëpinë e ish-zyrtares, Rama: Forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të vjedhjes së banesës së një ish-zyrtareje që ka punuar në ministri dhe në kryeministri.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen për të pastruar llumin. Më tej ai uron “që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive me para të pista”.

Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë“, ka shkrua kreu i qeverisë në mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit