E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Alibeaj përjashton katër deputetë nga grupi parlamentar

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka përjashtuar nga grupi parlamentar, katër deputetë të Partisë Demokratike, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.

Kjo pasi një vit më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së Alibeajt, iu dha një ultimatum këtyre deputetëve që të distancohen nga aktet e dhunës më 8 janar në selinë blu.

Sipas grupit të Alibeajt, këta deputetë nuk kanë bërë distancim publik nga këto akte të dhunshme, ndaj është marrë vendimi për përjashtimin e tyre.

Njoftim i Partisë Demokratike:

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit