E diel, 1 Dhjetor, 2024

Autobiografia e Princit Harry thyen rekorde, që në ditën e parë shiten 400,000 kopje

Autobiografia e Princit Harry është botuar më në fund. Që në ditën e parë që është hedhur në treg ka vendosur rekorde për një libër jo-fiction.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se janë shitur deri më tani 400 mijë kopje në print, ebook dhe audio libër në total, në ditën e parë të botimit.

Sipas shtëpisë botuese Transworld Penguin Random House, shitjet e librit “kapërcejnë edhe pritshmëritë më të mëdha”.

Qindra qytetarë britanikë mbajtën radhë jashtë librarive qendrore për të blerë librin. Në këtë libër janë zbuluar detaje tronditëse nga familja mbretërore që kanë shkaktuar debat në vend./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit