Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka marrë vendimin përfundimtar për të pezulluar kombëtaren ruse nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare sportive.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, CAS bën me dije se vendimi i marrë nga UEFA dhe FIFA është i drejtë dhe nuk ka pranuar ankimimin e Rusisë.
“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar në rregull.
Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zvicerane dhe nuk ishte përdorim i padrejtë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, është ky vendimi i CAS./btvnews.al