E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Kryeministri Rama konfirmon lajmin se Agron Çela është larguar nga PL dhe është bërë pjesë e PS

Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste, duke u larguar nga Partia e Lirisë. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, ku ka zhvilluar një takim me Çelën dhe deputetët e tjerë të PS në Shkodër.

Rama në një postim në mediat sociale shkruan se “Shkodra na bashkon”, duke konfirmuar tashmë se Çela është pjesë e PS.

SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit