Një aksident i rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një autoveturë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.
Automjeti ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe favorizuar nga moti i keq. Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i automjetit, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.
Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital. /btvnews.al