Një makinë tip ‘Audi’ është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte. Mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Prokurorisë së Posaçme.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se makina është djegur për shkak të një defekti teknik dhe fatmirësisht personat që ndodhin në të, por dhe kalimtarë të rastit nuk janë dëmtuar.
NJOFTIMI I POLICISW:
Më datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./btvnews.al