E martë, 26 Nëntor, 2024

Moti për sot: Do ketë reshje shiu me intensitet të lartë, ka rrezik për përmbytje

jatë ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri në 11 °C, në vendet e ulëta nga 9 deri në 10 °C dhe në vendet malore nga 4 deri në 8 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit