E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Rrahën për vdekje të riun britanik pasi tentoi t’u vidhte drogën, dënohen tre shqiptarët në Angli

Tre anëtarë të një bande shqiptare janë dënuar me burg në Britani pasi kanë rrahur për vdekje një të ri, i cili kishte tentuar t’u vidhte drogën.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2021, kur Tomas Waga u përpoq që të vidhte kanabis në një banesë.

Por i riu është pikasur nga shqiptarët, të cilët e kanë dhunuar për vdekje. Shqiptarët janë shpallur fajtor për këtë ngjarje dhe janë dënuar nga gjykata.

Josif Nushi, 27 vjeç është dënuar me 20 vjet burg, Mihal Dhana, 29 vjeç u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Hysland Aliaj, 31 vjeç u dënua me 10 vjet.

Motra e Waga-s i tha Gjykatës së Newport Crown se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur ne qese plehrash”. Të tre burrat u larguan në Shqipëri pas vrasjes, por u ekstraduan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u gjykuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit