E diel, 1 Dhjetor, 2024

VIDEO – AMA, takim në Dibër për rishikimin e Kodit të Transmetimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur konsultimet me grupet e interesit për rishikimin e Kodit të Transmetimit për të gjitha llojet e mediave në vendin tonë.

Në tryezën e zhvilluar me përfaqësues të medias në qarkun Dibër, organizata të ndryshme, institucione shtetërore etj., u diskutua në lidhje me draftin e hartuar nga ekspert të fushës në kuadër të rishikimit të kodit të transmetimit.

Kryetarja e Këshillit të Ankesave në AMA, Mirela Oktova tha se këto ndryshime do të përmirësojnë cilësinë e transmetimeve në median shqiptare.

Ekspertja e Vasilika Hysi tha se disa nga pikat e diskutuara ishin, “Promovimi i barazisë gjinore, parandalimi dhe luftimi i diskriminimit gjinor në mediat audiovizive”, fëmijët në transmetimet audiovizive dhe respektimi i të drejtave të PAK dhe aksesi i tyre në transmetimet audiovizive, parandalimi dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes në transmetimet audiovizive etj.

Të pranishmit në këtë tryezë dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me draftin e propozuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit