E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Amnistia fiskale/ Çuçi: Mundësi për emigrantët që i kanë fituar lekët me djersë, ja kategoritë që përjashtohen

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë përgjigjes të një pyetje të bërë nga gazetarët në sallën e konferencës në lidhje me amnistinë fiskale, u shpreh se kjo amnisti do të krijojë mundësinë që paratë e fituara me djersë nga emigrantët shqiptarë për 30 vjet t’i investojnë në vendin e tyre.

Më pas ai shtoi se të përjashtuar nga kjo kategori janë personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë.

Amnistia fiskale, pastrimi i parave?

“Amnistia fiskale, nëse ti pyet që lidhet me pastrimin e parave, është e kundërta, amnistia fiskale do krijojë mundësinë që para të cilat janë fituar me djers nga shqiptarët për 30 vite që kanë punuar në emigracion, do ti jepet një mundësi që ata para të investohen në vendin e tyre.

Nga ana tjetër është e qartë se kjo mundësi përjashtohet totalisht personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë.

Unë besoj që vete mekanizmat ligjorë bëjnë të mundur që të kontrollohet fenomeni,” u shpreh Çuçi. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit