Arsenal fitoi 0-3 me Oxford United të hënë, me Topçinjtë që kalojnë pa shumë kokëçarje në raundin e tretë të FA Cup. Veç kalimit të turit, skuadrat janë nën hetim për vendosje të dyshimta të basteve.
Federata Angleze ka nisur një hetim për skuadrën e Arsenalit për trukim ndeshjesh. Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se dyshime për trukim lidhen me ndeshjen mes Arsenal dhe Oxford United e vlefshme për Kupën e Ligës që u fitua nga ‘Topçinjtë” me rezultatin 3 me 0.
Hetimi është fokusuar tek kartoni i verdhë i futbollistit të Oxfordit, Kieron Broën, teksa ishin vendosur shuma të mëdha për një variant të tillë.
Hetimi është konfirmuar dhe nga skuadra e Oxford, ku në një njoftim shprehen se kanë marrë dijeni për këtë gjë, por mund të japin koment në këtë moment.
“Oxford United mund të konfirmojë se jemi janë vënë në dijeni për një pretendim specifik për baste të parregullta rreth ndeshjes sonë të Emirates FA Cup kundër Arsenalit të hënën në mbrëmje. Klubi do të bashkëpunojë plotësisht për çdo hetim dhe për sa kohë diçka e tillë të vijojë ne nuk do bëjmë asnjë koment“, thuhet në njoftim./btvnews.al