E martë, 26 Nëntor, 2024

Do ketë reshje shiu dhe dëborë, mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobëta shiu dhe bore.

Era pritet të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -1 deri në 5°C, në zonat e ulëta nga 0 deri në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 4 deri në 13°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit