Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori. Sipas përllogaritjeve nga Nëntori i vitit 2021 deri në Dhjetor të vitit 2022 ai ka humbur rreth 165 miliardë Dollarë.
Këto shifra bëhen publike nga një blog në faqen e tij të internetit të Guinness World Records dhe që më pas është shpërndarë nga të gjitha mediat ndërkombëtare.
Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera bëjnë me dije se humbjet e Musk mund të ishin më të larta.
Këto humbje vijnë pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike të zotit Musk, Tesla, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.
Marrja e tij prej 44 miliardë dollarësh e kompanisë së mediave sociale ka ngjallur shqetësime tek investitorët se Musk nuk po i kushton më vëmendjen e mjaftueshme Teslës.
Humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh të pasuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000./btvnews.al