E enjte, 28 Nëntor, 2024

EMRAT – Shkatërrohet grupi i trafikantëve të kokainës në Itali, arrestohet 6 shqiptarë

Policia në Itali në kuadër të një operacioni të koduar “Hermanos” ka vënë në pranga 6 shqiptarë. Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë operacionit janë hetuar 18 persona, pasi akuzohen për trafikimin e një sasie prej 109 kilogramë kokainë dhe marijuanë.

Mësohet se grupi kriminal kishte lidhje me grupe të tjera në Amerikën Qëndrore, nga ku është dhe burimi kryesor i kokainës.

Në Itali, mediat vendase kanë bërë publike dhe emrat e shqiptarëve që janë arrestuar dhe ata janë: Renato Nikaj, Florian Qemali, Arian Rezi, Edmir Demiraj, Andi Shkurti, Ilir Kuçi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit