E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Është prekëse mënyra si Luizi kujdeset akoma për Kiarën edhe pse ajo i ktheu shpinën

Është prekëse mënyra si Luizi kujdeset akoma për Kiarën megjithëse, moderatorja zgjodhi ta linte vetëm edhe pse artisti dukej që ishte në një gjendje të rënduar, ku nuk mund të thonte shumë gjëra.

Mirëpo përpos gjithçkaje Luizi akoma ndihet fajtor se Kiara është në nominim sipas Ejllit për shkak të tij.

“Më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje.”


Kujtojmë që Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it” të fundit. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit