Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në mediat sociale ka bërë me dije se është takuar me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Haradinaj shkruan se në takim ka thënë se është urgjente arritja e marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë
“Në një takim përmbajtësor me delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga z. Derek Chollet, Këshilltar i lartë, z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, z. Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, dhe me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, shtrova nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdosshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
Kujtojmë se Derek Chollet ka zhvilluar takime me të gjithë aktorët politikë në Kosovë dhe do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor./btvnews.al