E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Lajm i mirë për turistët, nga 20 Qershori do të ketë linjë direkte Tiranë-Madrid

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar ditën e sotme se nga 20 Qershori nga Rinasi do të ketë fluturim direkt drejt Madridit.

Në një postim në mediat sociale, Balluku sqaron se kompania që do të bëjë këtë fluturim është spanjollja “Iberia”.

“Lajm i mirë për ✈️Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjioze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ Iberia spanjolle nga 20 Qershori do të fluturojë 📍Madrid-Tiranë- Madrid”, sqaron Balluku./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit