E premte, 29 Nëntor, 2024

Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.

Mësohet se një mjet me ngjyrë jeshile që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka aksidentuar një shtetas që po kalonte rrugën në këmbë.

Pas aksidentit autori ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, ndërsa i aksidentuari është transportuar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit