E enjte, 28 Nëntor, 2024

Policia greke operacion në burgun e Domokos, kontrolle në qelitë e të burgosurve ku ndodhet dhe Alket Rizai

Policia greke ka zhvilluar sot një aksion të papritur në burgun e Domokos, ku ndodhet dhe shqiptari Alket Rizai, por dhe shqiptarë të tjerë të dënuar.

Mediat vendase bëjnë me dije se kontrolle janë bërë në disa qeli dhe janë gjetur sende të paligjshme të 12 të burgosurve.

Mësohet se nga kontrollet u gjetën dhe sekuestruan 5 hekura të improvizuara dhe 2 metalike, 7 kaçavida, 2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me leckë, 5 celularë me karta SIM, 8 karikues dhe 3 fisha USB, 17 USB, orë smartwach me karikues, 4 pirunë metalikë, kufje me fish dhe pa fish, 2 tehe, brisk i improvizuar dhe brisk i vendosur në një cope druri.

Deri tani bëhet me dije se disa prej sendeve të jashtëligjshme që janë gjetur kanë qenë të Alket Rizait. Ndërkohë ka nisur dhe hetim se si këto sende janë futur brenda burgut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit