E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Procedohet në gjendje të lirë nëna 34-vjeçare, pasi dhunoi të bijën

Ditën e sotme është proceduar në gjendje të lirë një 34-vjeçare pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit