E enjte, 28 Nëntor, 2024

Situata me Luisin, flasin prindërit e Kiarës: Duhet të ishte treguar më e prerë, ai u tregua cinik

Situatat e shkaktuara në Big Brother VIP po përjetohen dhe nga familjarët e konkurrentëve. Këtë të mërkurë kanë vendosur që të flasin prindërit e Kiarës, për atë që po ndodh në këtë format.

Në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”, prindërit e moderatores kanë thënë se vajza e tyre duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.

Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim”, tha babai i saj.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin.

Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”, tha ajo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit