Këngëtari Luis Ejlli vazhdon të jetë në qendër të banorëve të tjerë në shtëpinë e Big Brother. Sot ai ka vendosur që të sqarojë pozicionin e tij për atë që ka ndodhur lidhur me sëmundjen.
Këngëtari ka bërë bashkë disa nga banorët dhe mes lotëve ka thënë se këtë gjë ia bëri vetes, ndërsa u shpreh se tani do të humbë edhe Kiarën edhe Big Brotherin, ndërsa kur të dalë nga shtëpia do ta quajnë mashtrues.
“Unë ja bëj vetes, ju doni të më bëni gjyqin për diçka që nuk e dini si është. Një budallallëk i imi që mënyra e të shprehurit ishte e gabuar, momenti, personi që kisha përballë që të gjithë e dini si e shoh. Tani as emrin nuk ja përmend. Unë do humb Kiarën, do humb Big Brotherin do humb edhe respektin. Kur të dal jashtë do thonë ky mashtruesi”, u shpreh ai mes lotëve.
Pas këtij rrëfimi disa nga banorët e kanë përqafuar dhe i kanë thënë se e besojnë për ato që thotë dhe që vazhdojnë të kenë miqësi me të./btvnews.al