E enjte, 28 Nëntor, 2024

VIDEO – Krijohet dega e shoqatës “Së bashku ne mundemi” në Bulqizë

Ditën e hënë shoqata “Së Bashku Ne Mundemi” hapi degën e saj në qytetin e Bulqizës, së bashku me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Haxhi Pulja dhe Znj. Kladiola Hoxha Specialiste pranë  Shërbimit Social pranë kësaj bashkie dhe Koordinatores së kësaj dege znj. Valentina Nasufi.

Morën pjesë edhe drejtues të shoqatës “Së Bashku ne Mundemi” znj. Elsa Tasha dhe Koordinatorja e Përgjithshme znj. Blerina Cano. Midis pjesëmarrëseve në këtë takim u diskutuan se çfarë prezanton shoqata dhe ndihmat që do të ofrojë për fëmijët me persona me aftësi ndryshe.

Një vëmendje shumë të veçantë si nga ana e Bashkisë Bulqizë por dhe të  Shoqatës “Se Bashku  Ne Mundemi” do t’i kushtohet fëmijëve me aftësi ndryshe dhe ofrimi i terapive për ta, jo vetëm atyre që jetojnë në zonat urbane por dhe ato që jetojnë në zonat rurale. Së bashku me mbështetjen e Shërbimit Social pranë kësaj bashkie do të  kemi më të lehte që të evidentojmë të gjithë fëmijët e qytetit të Bulqizës dhe fshatrave përreth.

Vëmendje të veçantë kësaj shoqate i jepet dhe nga Koordinatorja e Degës Valentina Nasufi që kishte mirë menduar dhe mirë organizuar eventin për hapjen e degës, ku po në këtë ditë u bënë dhe anëtarësimet e para.

Presidente e Shoqatës “Se Bashku ne Mundemi” gjatë fjalimit të saj, u zotua se nga ana e shoqatës do të bëhen përpjekjet maksimale  që të ndihmojmë këto familje si një zonjë që është rritur në këtë qytet , duke i njohur shumë mire hallet dhe problematikat e këtyre familjeve  ku për fatin e keq “Bulqiza një qytet i pasur nëntokë dhe i varfër mbi tokë” nuk i ofron më shumë.

Urojmë që qyteti i Bulqizës dhe banorët e saj të jenë mbështetësit kryesore dhe të kenë mundësi të marrin ndihmë në të gjitha format nga shoqata për të përmirësuar sadopak jetën e tyre. Në këtë takim ju bë thirrje edhe bizneseve dhe kryesisht shoqërive minerare që t’i bashkohen me kontributet e tyre nismës së kësaj shoqate./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit