E diel, 1 Dhjetor, 2024

110-vjetori i krijimit, Policia e Dibrës priti sot miq shumë të veçantë

Me rastin e 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shteti dhe në kuadër të “Javës me dyer të hapura për qytetarët” gjatë ditës së sotme, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u vizituan nga grupe nxënësish  të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Punonjësit e Policisë u kanë mundësuar nxënësve një prezantim të ambienteve të punës dhe detyrat që kryejnë disa nga sektorët më të rëndësishëm. Gjithashtu për nxënësit u organizua një panair ku u njohën me pajisjet dhe uniformat që  shërbimet e policisë përdorin gjatë shërbimit.

Nxënësit janë pritur dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Dhimitraq Ziu,  i cili i falënderoi për vizitën, duke shprehur dëshirën që kjo vizitë të pasohet edhe nga vizita të tjera. Ziu gjithashtu ju tregoi fëmijëve një historik përmbledhës në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe sukseset e arritura gjatë këtyre viteve.

Lirshmëria e nxënësve me pyetjet e tyre dhe interesimi për rendin dhe sigurinë në qarkun e Dibrës si dhe falenderimet për shërbimin që marrin çdo ditë nga Policia e bënë diskutimin dhe ambientin shumë miqësorë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit