E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Çfarë bën nëse del Kiara?” Luizi është i vendosur!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këtë javë janë të dy në nominim. Që prej fillimit këngëtari ka fajsuar veten, duke u shprehur se për faj të tij edhe moderatorja rrezikon të shtunën.

Së fundmi teksa po bisedonin në ambientet jashtë shtëpisë, Bjordi e ka pyetur Luizin se çfarë qëndrimi do të mbante nëse Kiara do të ishte e votuara për të lënë shtëpinë.

Pa u menduar dy herë, siç është shprehur edhe herë tjetër ai ka thënë që ikën edhe ai nëse del moderatorja.

“Dal edhe vetë. Po nuk del kjo. Po doli dal edhe unë.”

Më herët Luizi ka marrë një vendim që do të fillojë ta zbatojë pas të shtunës nëse nuk eliminohet nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Ky vendim i Luiz Ejllit lidhet me Kiara Titon. Në një bisedë më Nita Latifin, këngëtari është shprehur se nëse vazhdon e qëndron në “BBV” do ta respektojë dëshirën e moderatores për të mos i folur apo qëndruar pranë.

“Po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me çfarë kam, me zemër me trup me gjithçka”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit